NDALESA E PARË

Jezusi ringjallet së vdekuri

Prifti - Të adhurojmë, Jezus i ringjallur e të bekojmë.

Të gjithë  - Sepse me Pashkët e tua i ke dhënë botës jetë.

Lexuesi  -  Nga ungjilli sipas Mateut ( Mt 28, 1-7)
Tani në fund të së shtunave, kur po zbardhte dita e parë e javës, Maria Magdalena dhe Maria tjetër shkuan për të parë varrin.
  2 Dhe ja, ra një tërmet i madh, sepse një engjëll i Zotit zbriti nga qielli, erdhi dhe e rrokullisi gurin nga hyrja e varrit dhe u ul mbi të.
  3 Pamja e tij ishte si vetëtima dhe veshja e tij e bardhë si bora.
  4 Dhe nga frika e tij, rojet u drodhën dhe mbetën si të vdekur;
  5 por engjëlli, duke iu drejtuar grave, u tha atyre: "Mos kini frikë, sepse unë e di se ju kërkoni Jezusin, që u kryqëzua.
  6 Ai nuk është këtu, sepse u ringjall, sikurse kishte thënë; ejani, shikoni vendin ku qe vënë Zoti.
  7 Shkoni shpejt t'u thoni dishepujve të tij se ai u ringjall së vdekuri; dhe ja, po shkon përpara jush në Galile; atje do ta shihni; ja, jua thashë".

 

Grupi 1
Pas të shtunës, festa. Pas pritjes në errësirë, vjen drita. nga gjiri i natës, shpërthen agimi; e vetmja ndër të shumtat, e para  ndër të gjitha agimi i Pashkëve, fillimi i një dite që nuk do të ketë kurrë perëndim. Inauguron njeriun e ri: dje i kryqëzuar, sot i ringjallur për të jetuar pa fund. Tërmeti, bardhësia si ajo e borës, drita si mbi Tabor, janë shenja të manifestimit të Hyjit. Ai përmbys gjithçka porsi gurin e varrit: “Ja unë bëj të re gjithçka”(Ap 21,5). Zoti është e reja, është “bukuri gjithmonë e vjetër e gjithmonë e re” është e re e përjetshme që na do dhe ne të rinj përgjithmonë. Me pagëzimin na ka dhënë filizin e rinisë. Jemi bartës të së resë. Gratë, besnike të Mësuesit, kanë në duar vazot me aroma për të vdekurit. Ëngjëlli shpall një të re të jetës: “Mos kini frikë”. Që prej fillimit të jetës njeriu priste këtë lajm: Vdekja ka vdekur. Ka shpërthyer jeta.

Grupi 2 
Njeriu i sotshëm rrezikon akoma të vrapojë drejt varreve për të balsamosur jetën. Të qash është më lehtë se sa të bësh projekte për jetën. Është urgjente të riungjillëzohemi nga kjo e re që sjell agimi i kësaj dite pa mbarim. “Ungjillëzimi i ri” për njeriun e ditëve të sotme ka në qendër Pashkët. Në një botë me mjete informimi kaq të avancuara, rrezikojmë të mbesim të ndrydhur nga komunikimi. Ky lajm i Pashkëve mund të mbesë zë i mbytur. Duhet ta vendosim në qendër të zemrës së njeriut e të gjithë sistemit të jetës së tij. Ai i jep vlerë çdo fitoreje. Çfarë do të shërbente qoftë dhe lajmi më i bukur nëse nuk do të ishte lajmi i mirë që nuk është vdekja që thotë fjalën e fundit?

Të gjithë - Gëzohu, Nënë e Virgjër:
Krishti është ringjallur. Aleluja

Prifti - Jezusi është ringjallur, bota ka nevojë për riungjillëzim. Ungjillëzimi i ri qetëson zemrën e shqetësuar prej mesazheve të shumta që i arrijnë. Bëj që lajmi të tingëllojë gjithmonë i ri.  Dhe bëji gratë mesazhiere entuziaste të rrënjëve të jetës së re: të Pashkëve të tua. Kryej trapiantin: kokë e re, zemër e re, jetë e re. Bëj që të mendojmë siç mendon ti, bëj që duam siç do ti, bëj që të projektojmë siç projekton ti, bëj që të shërbejmë siç shërben ti.

Të gjithë - Amen

Të gjithë së bashku :O Maria, tempull i Shpirtit të Shenjtë, na udhëhiq si dëshmitarë të Ringjalljes në udhën e dritë