NDALESA E TETË

I ringjalluri konfirmon fenë e Tomës

Prifti - Të adhurojmë, Jezus i ringjallur e të bekojmë.

Të gjithë  - Sepse me Pashkët e  tua i ke dhënë botës jetë.

Lexuesi: Nga ungjilli sipas Gjonit (Gjn 20,24-29)
24 Por Toma, i quajtur Binjaku, një nga të dymbëdhjetët, nuk ishte me ta kur erdhi Jezusi.
  25 Dishepujt e tjerë, pra, i thanë: "Kemi parë Zotin". Por ai u tha atyre: "Po nuk e pashë në duart e tij shenjën e gozhdave, dhe po nuk e vura gishtin tim te shenja e gozhdëve dhe dorën time në brinjën e tij, unë nuk do të besoj".
  26 Dhe tetë ditë më vonë, dishepujt ishin përsëri në shtëpi dhe Toma ishte me ta. Jezusi erdhi, ndonëse dyert ishin të mby-llura, dhe u prezantua midis tyre dhe tha: "Paqja me ju!".
  27 Pastaj i tha Tomës: "Vëre gishtin këtu dhe shiko duart e mia; shtrije edhe dorën dhe vëre në brinjën time; dhe mos ji mosbesues, por besues!".
  28 Atëherë Toma u përgjigj dhe i tha: "Zoti im dhe Hyji im!".
  29 Jezusi i tha: "Sepse më ke parë, Tomë, ti ke besuar; lum ata që nuk kanë parë dhe kanë besuar!".

Grupi1
Toma që nuk beson akoma ftohet të prekë me dorë plagët e një të vdekuri të ringjallur. Prek, gjunjëzohet dhe thërret: “O Zoti im e Hyji im!”. Ato shenja janë letrat kredenciale të Hyjit, janë firma e Hyjit në veprat e Jezusit të Nazaretit. Janë garancia e deklaratave të tij, që kanë në qendër vetpohimin e tij: “Unë jam udha. Unë jam e vërteta. Unë jam jeta. Unë dhe Ati jemi një gjë e vetme” (Gjn 14,6;10,30). Këtu bota prek shenjën e vërtetë të Hyjit të gjallë. Toma jetonte këtë përvojë në emër të të gjithë neve. U ftua të prekte plagët për të gjithë ne. Dhe kjo e shëroi nga plagët e tij personale si njeri që nuk besonte. Përmes kësaj përvoje edhe ne shërohemi nga plagët tona. Dhe kështu rilulëzon feja.

 

Grupi 2
Njeriu modern, i mësuar të pranojë vetëm pasi ndihet i mirë sqaruar, ka nevojë për përvojën e Tomës. Edhe njerëzve të ditëve të sotshme i Ringjalluri u thotë: prekmëni në Kishë, prekmëni te shenjtërit. Ne besimtarëve, na besohet detyra e shumëfishimit të shenjave të ringjalljes, përmes angazhimit në kulturën e jetës. Ekspertë të jetës që rritet, në emër të Zotit që ka fituar mbi vdekjen, ne vëmë në lëvizje jetën me të gjitha ngjyrat e saj. Kisha e besimtarëve bëhet mbi të gjitha e besueshme në çenakujt e sotshëm. Nëse paraqet plagë që mund të preken, nëse paraqet martirë e shërbëtorë, sigurisht që do të jetë e besueshme. 

Të gjithë - Gëzohu, Nënë e Virgjër:
Krishti është ringjallur. Aleluja

Prifti – O Jezus i ringjallur, të themi çdo ditë me besim, “Zoti im dhe Hyji im”. Feja nuk është mesdita e një vegimi. Feja nuk është e lehtë, porse të bën të lumtur. Fe është të kemi besim te Ti edhe në errësirë. Fe është të të besohemi Ty në provat e jetës. Zot i jetës shtoje fenë tonë. Dhurona fenëqë është rrënja e Pashkëve të tua. Na dhuro besimin që është lulja e këtyre Pashkëve. Na dhuro besnikërinë, që është fruti i këtyre Pashkëve

Të gjithë - Amen

Të gjithë së bashku :O Maria, tempull i Shpirtit të Shenjtë, na udhëhiq si dëshmitarë të Ringjalljes në udhën e dritës