NDALESA E SHTATË

I ringjalluri u jep dishepujve fuqinë e shlyerjes së mëkateve

Prifti - Të adhurojmë, Jezus i ringjallur e të bekojmë.

Të gjithë  - Sepse me Pashkët e tua. i ke dhënë botës jetë.

Lexuesi: Nga ungjilli sipas Gjonit (Gjn 20,19-23)
19 Pastaj në mbrëmje të po asaj dite, dita e parë e javës, ndërsa dyert e vendit ku qenë mbledhur dishepujt ishin të mbyllura nga frika e Judenjve, erdhi Jezusi dhe u prezantua në mes tyre dhe u tha atyre: "Paqja me ju!".
  20 Dhe, si i tha këto, u tregoi atyre duart e veta dhe brinjën. Dishepujt pra, kur e panë Zotin, u gëzuan.
  21 Pastaj Jezusi u tha atyre përsëri: "Paqja me ju! Sikurse më ka dërguar mua Ati, ashtu unë po ju dërgoj ju".
  22 Dhe, si tha këto fjalë, hukati mbi ta dhe tha: "Merrni Frymën e Shenjtë!
  23 Kujt do t'ia falni mëkatet, do t'i jenë falur, kujt do t'ia mbani, do t'i jenë mbajtur".

 

Grupi1
Shpirti i Shenjtë: ja dhurata e parë e Pashkëve që I Ringjalluri, tanimë Zot së bashku me Atin, u jep njerëzve. Me Pashkët, Ati, bashkë me Birin e Tij të Ringjallur, ofrojnë dhuratën e tyre më të madhe. Është lidhja e tyre e përjetshme e dashurisë. Është “puthja e pafundme” e tyre. Është gëzimi i tyre reciprok. Është festa e tyre e pastër. Shpirti simbolizohet nga fryma, që është flladi i jetës i cili shpërthen nga thellësia e kraharorit. Porsi Shpirti që rrjedh buron nga thellësia e jetës së Atit e të Birit. Për këtë arsye I Ringjalluri komunikon këtu paqen, shalom-in, shlyerjen e mëkateve. Shpirti është harmonia e përkryer ndërmjet Atit e Birit. “Kaq shumë e deshi Ati botën sa të dhuronte Birin e tij të vetëm” (Gjn 3,16). Kaq shumë Ati e i Biri i ringjallur kanë dashur botën sa të dhurojnë Shpirtin e tyre. Këtu takohet fundi i dashurisë, që dhuron e fal.

Grupi 2
Njeriu i sotshëm ka nevojë për jetë. Gjithë bota ka nevojë për paqe. Ka nevojë për rrjedhojë dhe për Shpirtin. Jetë dhe paqe të Atit, të Birit dhe të Shpirtit Shenjtë. Ne, edhe pse kemi shumëfishuar shumë mjete të jetës, kemi fikur gëzimin e jetës. Kemi fikur shumë jetë në embrion. Kemi fikur kuptimin e jetës. Ne, edhe pse kemi shumëfishuar mjetet e komunimit, ndihemi anonimë dhe në një situatë mungese komunikimi që të shtie frikën. Edhe pse kemi shtuar pasurinë, dy të tretat e boëts gjenden në varfëri të plotë. Uria për pasuri të vazhdueshme e Veriut të botës, shkakton mungesën e të mirave materiale të domosdoshme të jetës për Jugun e botës. Por ekziston mundësia e rimëkëmbjes. Kisha e të Ringjallurit ka fuqinë të shlyejë mëkatet tona të mbylljes e të egoizmit.

 

Të gjithë - Gëzohu, Nënë e Virgjër:
Krishti është ringjallur. Aleluja

Prifti – Hajde o Shpirti i Shenjtë, Ti, dhurata e parë e Jezusit të ringjallur, ji entuziasmi i Atit e Birit në ne, që notojmë në mërzitje e errësirë. Ti, harmonia ndërmjet Atit e Birit, na shtyj drejt drejtësisë e paqes: na liro nga kapsulat tona të vdekjes. Ti jeta e përjetshme e Atit dhe e Birit, fryj mbi këto kocka të shteruara dhe na ndihmo të kalojmë nga mëkati në hirin e faljes. Ti rini e Atit dhe e Birit, na bëj të rinj, njerëz me entuziasëm, ekspertë të Pashkëve. 

Të gjithë - Amen

Të gjithë së bashku :O Maria, tempull i Shpirtit të Shenjtë, na udhëhiq si dëshmitarë të Ringjalljes në udhën e dritës.