NDALESA E KATËRMBËDHJETË

I ringjalluri u dërgon dishepujve Shpirtin e premtuar

Prifti - Të adhurojmë, Jezus i ringjallur e të bekojmë.

Të gjithë  - Sepse me Pashkët e tua i ke dhënë botës jetë.

Lexuesi: Nga Veprat e Apostujve (At 2,1-6)
Kur erdhi dita e Rrëshajëve, ata ishin të gjithë bashkë, në një mendje të vetme, në të njëjtin vend.
  2 Dhe befas nga qielli erdhi një ushtimë, si ajo e një ere që fryn furishëm, dhe e mbushi gjithë shtëpinë ku ata po rrinin.
  3 Dhe atyre u dukën gjuhë, si prej zjarri, të cilat ndaheshin dhe zinin vend mbi secilin prej tyre.
  4 Kështu të gjithë u mbushën me Frymën e Shenjtë dhe filluan të flasin në gjuhë të tjera, ashtu si Fryma e Shenjtë ua jepte të shpreheshin.
  5 Por në Jeruzalem banonin disa Judenj, njerëz të perëndishëm, nga të gjitha kombet nën qiell.
  6 Kur u dëgjua ajo ushtimë, turma u mblodh dhe u hutua, sepse secili nga ata i dëgjonte të flisnin në gjuhën e vet.

 

Grupi1
Rrëshajat, marrëveshja e mbajtur. I Ringjalluri përmbush premtimin solemn: “Ngushëlluesi, Shpirti i Shenjtë, që Ati do dërgojë në emrin tim” (Gjn 14,26). Hyji është besnik. U përmbahet takimeve të tij. Ai thotë: Biri i njeriut do të japë “jetën e tij si çmim për shumicën e njerëzve” (Mt 20,28). Dhe Fjala e tij u bë histori: e premtja e shenjtë. Ai thotë: (“Shkatërroni këtë tempull dhe për tre ditë do ta rindërtoj…”. Ai e kishte fjalën për tempullin e trupit të tij) (Gjn 2, 19.21). Dhe fjala e tij u bë fitore mbi vdekjen. Ai thotë: “Do të keni forcën e Shpirtit Shenjtë që do të zbresë mbi ju” (At 1,8). dhe me përmbushjen e shtatë javëve të Pashkëve, fjala e tij u bë Rrëshaja: forca e Shpirtit, lindja e Kishës. Njerëzimi i ri në ecje.

Grupi 2
Njeriu i ditëve të sotshme, duhet të kujtohet se “mëkati i vërtetë – siç thotë Evdomikov – është të mos jesh i ndjeshëm ndaj pranisë së Shpirtit Shenjtë”. Që do të thotë të jesh i mbyllur ndaj dashurisë. Shpirti i Shenjtë e mund pesimizmin mbi të ardhmen. Hyji është optimist mbi njeriun. Shpirti i Shenjtë bën vepra të mira: e mira që përmbushet, dashuria që triumfon, gruri që zverdhet. Rrëshaja bashkon njerëzimin e tërë. Të besosh në Shpirtin Shenjtë, nuk do të thotë vetëm të besosh në Hyjin dhe në dashurinë e tij, por edhe të besosh se Hyji beson te unë, që Hyji ka besim te unë, që Hyji pret shumë prej meje. Duhet të lejoj të veprojë në mua Shpirti i Shenjtë që vepron tashmë në histori. E atëherë jeta mundet vërtetë të jetë një gosti dashurie dhe paqeje. “Fryti i Shpirtit të Shenjtë është dashuri, gëzim, paqe, durim, mirëdashje, bollëk, besnikëri, butësi, zotërim i vetvetes.” (Gal 5,22).   

Të gjithë - Gëzohu, Nënë e Virgjër:
Krishti është ringjallur. Aleluja

Prifti – O Shpirti i Shenjtë, që bashkon në mënyrë të mrekullueshme Atin dhe Birin: je ti që na bashkon ne me Jezusin e Ringjallur, frymëmarrje e jetës sonë: je ti që na bashkon me Kishën, shpirti i së cilës je ti dhe pjesë të së cilës jemi ne. Ashtu si shën Agostini dhe ne të lutemi: (recitimi në kor)
Fryj mbi mua Shpirti i Shenjtë, në mënyrë që unë të mendoj gjërat e shenjta. Më shtyj ti Shpirti i Shenjtë, në mënyrë që unë të bëj gjëra të shenjta. Më tërhiq ti Shpirti i Shenjtë në mënyrë që të dua atë çka është e shenjtë. Më forco ti Shpirti i Shenjtë, në mënyrë që të mos humb atë çfarë është e shenjtë. 

Të gjithë - Amen

Të gjithë së bashku :O Maria, tempull i Shpirtit të Shenjtë, na udhëhiq si dëshmitarë të Ringjalljes në udhën e dritës