MBYLLJA

Celebruesi mund të ftojë pjesëmarrësit, që mbajnë nga një qiri, ta ndezin atë te qiri i Pashkëve, ndërsa ai, duke bërë këtë traditio lucis i thotë secilit (ose më mirë të gjithë bashkësisë duke adoptuar formulën): “Shko dhe dërgo dritën e Krishtit të ringjallur vëllezërve që takon”. Të gjitha përgjigjen: “Amen”. Pastaj rinovohet aleanca themeluese e pagëzimit.

Prifti
Pagëzimi është Pashka e të ringjallurit në të cilën merr pjesë njeriu. Mbyllim itinerarin tonë duke rinovuar premtimet e pagëzimit, falë Atit, që vazhdon të na thërrasë nga errësira në dritën e Mbretërisë së tij.

Vëllezër nëse doni të ndiqni të Ringjallurin në rrugët e botës:

Prifti
A i bini mohit mëkatit, për të jetuar në lirinë e bijve të Hyjit?
Të gjithë
Po i bie mohit.

Prifti
A i bini mohit joshjes së të keqes, për të mos lejuar që t’u zotërojë mëkati?
Të gjithë
Po i bie mohit.

Prifti
A i bini mohit Djallit dhe të gjitha veprave të tij?
Të gjithë
Po i bie mohit.

Prifti
A besoni në Hyjin Atin e gjithpushtetshëm, krijuesin e qiellit e të tokës?
Të gjithë
Besojmë.

Prifti
A besoni në Jezu Krishtin, Birin e tij të vetëm, Zotin tonë, që lindi prej Virgjërës Mari, vdiq e u varros, u gjall së vdekuri e rri në të djathtën e Atit?
Të gjithë
Besojmë.

Prifti
A besoni në Shpirtin Shenjtë, të Shenjtën Kishë katolike, Bashkësinë e shenjtërve, faljen e mëkateve, ringjalljen e të vdekurve dhe në jetën e përtejshme?
Të gjithë
Besojmë.

Prifti
Hyji i gjithpushtetshëm, Ati i Zotit tonë  Jezu Krishtit, që na ka liruar nga mëkati dhe na ka bërë të rilindim përmes ujit dhe Shpirtit të Shenjtë, na ruajtë me hirin e tij në Jezu Krishtin, të ringjallur nga vdekja, për jetën e përjetshme. 
Të gjithë
Amen